Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin u shpreh se miqësia mes Beogradit dhe Moskës është e një rëndësie jetike për Serbinë. Ai i ka deklaruar këtë të dielë për mediat në Beograd se mbijetesa e Serbisë në arenën ndërkombëtare varet nga Rusia. Marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera që na pranojnë pa shantazhe dhe kushte janë e ardhmja e Serbisë. Pse duhet të jemi pjesë gjeografike e çdo aleance?”, theksoi Vulin. Në fjalën e tij, Vulin ka shprehur mosbesim ndaj propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë përfitime ekonomike dhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit të shtetit serb në Bashkim Evropian. Deklaratat pro-ruse të ministrit të Brendshëm serb vijnë vetëm disa ditë pasi ai pati disa takime me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Harçenko dhe atë kinez Qen Bo, të cilëve u kishte kërkuar ndihmë dhe këshilla rreth Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …