Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Aleksej Gonçarenko, ka dorëzuar në kuvendin shtetëror në Kiev, projektligjin me të cilin kërkon që Ukraina ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Para 24 shkurtit disa thoshin se nëse Ukraina pranon Kosovën, atëherë Rusia mund ta arsyetojë çka po ndodhte në Krime dhe Donbas. Por pas 24 shkurtit e gjithë bota tashmë e ka kuptuar se ky është vetëm pushtim i Rusisë e jo vullnet i vërtetë i popullit. Mendoj që ka ardhur koha që Ukraina ta pranojë Kosovën. Deputeti i partisë Solidariteti Evropian, i ish kryetarit Petro Poroshenko, thotë se Kuvendi i Ukrainës s’u mblodh ende për të diskutuar projektligjin. Por ai konsideron se ideja e tij po gjen më shumë përkrahje sesa kundërshti me dhe është njëra ndër temat më të diskutuara publike në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …