leoni

Aleksej Reznikov: Ukraina është bërë një anëtare de fakto e Aleancës ushtarake të NATO-s

Aleksej Reznikov: Ukraina është bërë një anëtare de fakto e Aleancës ushtarake të NATO-s

Ukraina është bërë një anëtare de fakto e aleancës ushtarake të NATO-s,  tha ministri i Mbrojtjes Aleksej Reznikov, duke sqaruar se vendet perëndimore – dikur të shqetësuara se ndihma ushtarake mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia, tani kanë ndryshuar qasjen e tyre të të menduarit”. Në një intervistë me BBC, Reznikov tha se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armë të kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe aeroplanë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia dukej se po përgatiteshin për ofensiva të reja në pranverë. Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli”, tha Reznikov. “Ukraina si vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare të NATO-s, ‘de fakto’, ‘jo de jure’, sepse ne kemi armatim dhe dimë se si t’i përdorim ato”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …