Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Aleskandar Vuçiq, ka thënë se Kosovës mund t’i merret territor dhe se akti i pavarësisë së saj mund të ndryshojë

Kryetari i Serbisë, Aleskandar Vuçiq, ka thënë se Kosovës mund t’i merren disa metra territor dhe se fakti i pavarësisë së saj mund të ndryshojë. Këto fjalë Vuçiq i tha pas takimit që zhvilloi në Beograd me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ky i fundit tha se serbët e Bosnjës duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes, sikurse edhe serbët në veri të Kosovës. Ai kujtoi se në takimin e fundit në Bruksel tek Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka qenë i vetëm – se të gjithë të tjerët ose e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose do ta njihnin sikur të mos ishte Millorad Dodiku në Bosnje. Në Bosnje vuajnë pse nuk janë në rrugën drejt NATO-s, ndërsa unë duhet sërish të reagoj e të them se kjo nuk është politika jonë, se Serbia nuk vuan dhe nuk dëshiron të jetë në rrugën e NATO-s. Dhe ne me këtë krenohemi, dëshirojmë vet të mbrojmë vendin tonë, qiellin tonë, sigurinë tonë”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …