leoni

Alex Sobel: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe është e gatshme të ndihmojë në dialog

Deputeti i Partisë Laburiste në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alex Sobel, ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të vendit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën drejt njohjes ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Në një prononcim publik gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Sobel deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndihmojë në procesin e dialogut Kosovë–Serbi, duke ofruar mbështetje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë plotësisht Kosovën, qoftë në drejtim të njohjes ndërkombëtare, qoftë përmes mbështetjes për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Pas 14 viteve negociata mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë proces si partner i besueshëm,” – u shpreh Sobel. Deputeti britanik nënvizoi se ndërmjetësuesi kryesor i dialogut mbetet Bashkimi Evropian, por theksoi se Londra zyrtare është e interesuar të mbështesë çdo përpjekje që çon drejt një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …