Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexander Grushko, ka njoftuar se do të forcojnë potencialin e tyre ushtarak në perëndim dhe veriperëndim kundër anëtarësimit të Finlandës në NATO, transmeton Anadolu. Grushko foli lidhur me anëtarësimin e Finlandës në NATO. Ai theksoi se Rusia do të ndërmarrë hapat e nevojshme kundër kësaj. Në rast se mjetet dhe forcat ushtarake të vendeve të tjera të NATO-s vendosen në Finlandë, do të ndërmarrim hapa shtesë për të siguruar në mënyrë të fortë sigurinë ushtarake të Rusisë”, tha Grushko. Proceset e ratifikimit të 30 vendeve të NATO-s përfunduan me miratimin nga Parlamenti i Turqisë të protokolleve të anëtarësimit të Finlandës, e cila aplikoi për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se sot do të shpallë Finlandën si anëtaren e 31-të dhe se flamuri i saj do të vendoset në selinë e NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …