Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mori pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të SPAK. Në fjalën e tij në ceremoni ai vlerësoi SPAK si institucionin që i dha fund pa ndëshkueshmërisë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin duke u kthyer në institucion publik më të besuar. Kasanof u shpreh se çmimi që sekretari amerikan Antony Blinken i dha kreut të SPAK, Altin Dumani, ishte edhe për Shqipërinë. Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ishte ditë e madhe për Shqipërinë. Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK-un dhe Shqipërinë. Është moment emocionues, ju përgëzojmë nga Uashingtoni. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksoi Alexandër Kasanof.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …