Politologu gjerman, Alexander Rhotert, ka analizuar tensionet në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se agresiviteti në rritje i presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj fqinjëve, sidomos Kosovës, po injorohet nga Bashkimi Evropian. Ai vëren se BE-ja nuk ka mësuar nga luftërat e kaluara në rajon, duke lënë pas dore kërcënimet e vazhdueshme që Serbia i drejton vendeve të tjera. Rhotert thekson se ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara kanë qenë kyçe për parandalimin e konflikteve në rajon. Ai citon veprimet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në tetor 2023, dhe të drejtorit të CIA-s, William Bërns, në gusht 2024, duke sugjeruar se pa këto ndërhyrje, aktualisht do të kishte tre luftëra në Evropë. Ai paralajmëron se skenarët e luftës, veçanërisht për Kosovën, vazhdojnë të jenë të pranishëm, duke e lidhur këtë me retorikën e Vuçiqit që pretendon se serbët në Kosovë janë të shtypur, një strategji që përkujton praktikat e përdorura nga Sllobodan Millosheviqi në vitet ’80.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …