leoni

Alexandra Ocasio-Cortez e ka quajtur të turpshme veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në KS të OKB-së

Alexandra Ocasio-Cortez e ka quajtur të turpshme veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në KS të OKB-së

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexandra Ocasio-Cortez e ka quajtur të turpshme veton e vendit të saj në Këshillim e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndaj projekt-rezolutës në të cilën kërkohej armëpushim urgjent humanitar në Gaza, transmeton Anadolu. Cortez reagoi ndaj vetos së SHBA-së në KS-OKB për projekt-rezolutën në të cilën kërkohej armëpushim urgjent humanitar në Gaza. Administrata e Bidenit e cila vendos veton e vetme ndaj thirrjes së OKB-së për armëpushim dhe injoron pa rezerva Kongresin e SHBA-së për të mbështetur bombardimet pa dallim në Gaza, tashmë nuk mund të pajtojë më me asgjë shqetësimet e saj për palestinezët dhe të drejtat e tyre të njeriut. Thirrja për armëpushim urgjent në Gaza u bllokua me veton e Amerikës. Projekt-rezoluta e bashkë paraqitur nga më shumë se 90 vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë, u votua në seancën urgjente që u mbajt në Këshillin e Sigurimit. Kundër projekt-rezolutës ishte Amerika e cila përdori veto, Britania e Madhe abstenoi  ndërsa 13 vendet e tjera anëtare votuan pro.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …