Alfred Mojsiu: Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime

Alfred Moisiu: Deklaratat që i bëri kryeministri Edi Rama në Beograd, duhet t’i bëjë çdo politikan shqiptar

Ish-kryetari  i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se deklaratat që i bëri kryeministri Edi Rama në Beograd, duhet t’i bëjë çdo lider i rangut të tillë, i cili e ka për detyrë t’i mbroj të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Moisiu i tha KosovaPress-it se ato që ka deklaruar kreu i Qeverisë shqiptare nuk krijojnë probleme.“Sipas asaj që gjykoj unë, ato që i tha Rama në Beograd nuk kanë asgjë dhe asnjë shprehje që të krijojnë probleme. Me sa mbaj mend unë, ai tha dy gjëra kryesore. E para që njohja e pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë e lehtëson, e ndihmon. Dhe e dyta, tha se Trepçën nuk mund ta sjellim në Beograd, Trepça është atje ku është. Unë mendoj që çdo shqiptar e ka për detyrë që të mbrojë të drejtat e bashkëkombësve, të bashkatdhetarëve të tij. Historia jonë, e shqiptarëve, ka qenë shumë e dhimbshme. Ne jemi dëmtuar dhe copëtuar nga të tjerët, ca me dashje ca pa dashje. Por ne të paktën do të bëjmë detyrën tonë. Nuk e arrijmë dot ta ribashkojmë vendin, për arsye që dihen, por disa drejtime mund të kryejmë, si në anën ekonomike, anën politike, anën kulturore, tha ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Mojsiu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …