Ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu thotë se vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën 100% ndaj Serbisë ka qenë i duhur, kurse, korrigjimi i kufijve është shumë i rrezikshëm. Sipas tij, Kosovës po i bëhet padrejtësi sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Në një intervistë për KosovaPress, Mojsiu ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë largpamëse sa i përket çështjes me Serbinë dhe duhet gjetur mënyrën për marrëveshje me shtetin fqinj. Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë shumë rëndësi meqë nuk mund të vazhdohet pafundësisht me gjëra pezull. Po ashtu ka qenë e nevojshme t’i tregohet Serbisë që Kosova ka “Zot shtëpie” e kjo u bë me vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Taksa tashmë e ka arritur efektin e saj dhe duhet parë me kujdes si të vazhdohet tutje në këtë çështje, ka deklaruar ish kryetari i Shqipërisë, Alfred Mojsiu.