Ali Ahmeti: Ahmet Qeriqi ishte një intelektual i palodhur dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe interesave kombëtare

Sot, në ditët përkujtimore për profesor Ahmet Qeriqin, një nga figurat më të shquara të atdhetarisë dhe gazetarisë shqiptare, ishte i pranishëm edhe Ali Ahmeti, veprimtari i njohur dhe lideri historik i çështjes kombëtare. Me një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje, ai vlerësoi lart figurën e profesor Ahmet Qeriqit, duke e cilësuar atë si një kolos të shqipëtarizmit, një intelektual të palodhur dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe interesave kombëtare.

Në fjalën e tij, Ali Ahmeti theksoi se profesor Qeriqi nuk ishte thjesht një gazetar apo intelektual i zakonshëm, por një simbol i përkushtimit dhe i guximit intelektual, i cili e kushtoi tërë jetën e tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe të lirisë së Kosovës. Si drejtor i Radio Kosova e Lirë, ai jo vetëm që dha zë kauzës së drejtë të popullit shqiptar në ditët më të vështira të historisë sonë, por edhe mbeti një faner drite për të vërtetën dhe drejtësinë, duke mos u lëkundur kurrë përballë sfidave apo presioneve të kohës.

Ali Ahmeti kujtoi me emocion rolin vendimtar të profesor Qeriqit gjatë periudhave më kritike për Kosovën, kur fjala dhe zëri i tij nëpërmjet Radio Kosova e Lirë ishin shpresë për mijëra shqiptarë që besonin në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai e cilësoi atë si një njeri që nuk u lodh kurrë në përpjekjet për të mbrojtur identitetin kombëtar, duke i qëndruar gjithmonë besnik idealeve për të cilat kishte sakrifikuar gjithë jetën.

Pas fjalës përkujtimore dhe shprehjes së ngushëllimeve për familjen dhe të afërmit e profesorit, Ali Ahmeti vendosi me respekt dhe përulësi një kurorë lulesh në Krojmir, aty ku prehet trupi i profesor Ahmet Qeriqit. Ky gjest simbolik ishte shprehje e mirënjohjes së thellë për një figurë që la pas një trashëgimi të pavdekshme në shërbim të kombit dhe që do të mbetet përjetësisht në kujtesën historike të shqiptarëve.

Me zërin dhe veprën e tij, profesor Ahmet Qeriqi u bë një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, duke dëshmuar se fjala e lirë dhe përkushtimi ndaj kombit janë vlera të shenjta, të cilat duhet të ruhen dhe të përcillen brez pas brezi. Lavdi jetës dhe veprës së profesor Ahmet Qeriqit!

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi: Profesor Ahmeti nga sot, nuk është krijues, por veprimtaria e tij i siguron Pavdekësinë bashkë me Përjetësinë e shqiptarisë!

Është ndarë fizikisht nga jeta atdhetari Ahmet Qeriqi! Është dhembje për të gjithë, jemi zvogluar …