Ali Ahmeti akuzon Taravarin për shkarkimin e drejtorëve shqiptarë nga Klinikat Universitare në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj shkarkimit të drejtorëve shqiptarë nga Klinikat Universitare në Shkup. Në një postim publik, Ahmeti ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, për largimin e këtyre drejtuesve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, me qëllim për të kënaqur kërkesat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas Ali Ahmetit, ky veprim është një përpjekje për të vendosur kontroll të plotë mbi institucionet nga partia opozitare VMRO-DPMNE, ashtu siç e kishte theksuar edhe kryeministri i vendit. Ai shprehu shqetësimin e tij për pacientët shqiptarë, të cilët, sipas tij, tani do të përballen me vështirësi në një sistem shëndetësor që i ngjan asaj të periudhës së ish-Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …