Me rastin e fillimit të procesit të Regjistrimit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti apelon që të gjithë qytetarët të bëhen pjesë aktive e Regjistrimit i cili filloi sot. Regjistrimi në vend fillon sot dhe do të zgjasë deri më datë 30 Shtator andaj për shkak të rëndësisë së këtij procesi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti apelon edhe njëherë që të vijohet me regjistrimin e të gjith qytetarëve dhe amvisërive që vendi të ketë pasqyrë të qartë mbi popullatën në vend. Njëkohësisht, kryetari Ahmeti apelin e drejton edhe tek qytetarët tanë në diasporë që akoma nuk janë regjistruar, të njejtën gjë ta bëjnë për shkak se është proces shumë vital për qytetarët dhe mbarë vendin pasiqë si proces vazhdon ende deri në fund të muajit.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …