Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, z. Kilian Wahl. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Wahl diskutuan për shumë çështje në vend dhe rajon, përfshirë integrimin europian, prioritetet e BDI për vendin dhe qytetarët, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut dhe Kosovë, etj. Ai tha se BDI, pa asnjë mëdyshje dhe me të gjitha forcat e veta mbetet promovues i fuqishëm i frymës europiane dhe miqësisë me Amerikën në vendin tonë, prandaj, korniza negociuese me Bashkimin Europian duhet të zbatohet nga ne pa asnjë vonesë. Partnerët në qeverinë pa legjitimitet etnik premtuan që për 3 deri në 6 muaj, do ta ndryshojnë kushtetutën. BDI nuk dëshiron dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por po zhvillon betejë për dinjitet kombëtar nga nëpërkëmbja e përditshme dhe për respektim të Marrëveshjes së Ohrit si dhe orientim euroatlantik të vendit. Nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit duhet të alarmohen për këto shkelje të rënda që po i bëhen marrëdhënieve ndëretnike dhe barazisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …