Bashkimi Demokratik për Integrim, ka mbajtur manifestimin: “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair. Para një numri të madh të grave të pranishme, ka folur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Çair z. Bekim Neziri, Shkodrane Dardhishta, Sekretare për mundësi të barbarta në degën e BDI-Çair, derisa të pranishëm ishin funksionarë të lartë të BDI-së, Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, zëvendës ministri Nazim Bushi, deputetet Arbana Pasholli, Arta Bilalli Zendeli, Vjollca Latifi Ademi, etj. Kryetari Ahmeti u shpreh se organizimi i këtij aktiviteti për të drejtat e grave është një vazhdë e përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Përballë sfidave dhe torturave, jemi solidarë dhe luftojmë për të drejtat e të gjithëve, pa dallim gjinor, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. “Të gjithë ju aktiviste te degëve të BDI-së, sekretariati për mundësi të barabarta, do të doja të ju përgëzoj për këtë aktivitet të mirë organizuar. Kryetari i degës së Çairit, Bekim Neziri deklaroi se BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve dhe se në këtë rrugë ka pasur ndihmën e të gjithë grave, nënave dhe motrave tona. Sipas tij, kjo është edhe një tregues se ky sekretariat, apo forum mund të jetë edhe akademi politike për partitë politike tjera.
