Ali Ahmeti dhe Artan Grubi kanë pritur në takim ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani

Ali Ahmeti dhe Artan Grubi kanë pritur në takim ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi kanë pritur në takim ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani. Në takim është diskutuar rreth skenës aktuale politike, proceset në të cilat gjenden dy vendet, rruga e integrimit europian si dhe zhvillimet në rajon. Janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale dhe multilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, që të shërbejnë si model pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Bashkëbiseduesit biseduan edhe për hapa konkretë për të forcuar bashkëpunimin në projekte të rëndësishme si Korridori 8, heqjen e kufinjëve, lidhjen hekurudhore, derisa angazhimi ndaj këtyre iniciativave në dobi të vendeve dhe qytetarëve të mbetet prioritet kryesor. Ali Ahmeti elaboroi në hollësi mbi iniciativën për frontin europian dhe rreziqet  nga ndikimet në rritje nga Rusia në vend dhe rajon. Ahmeti dhe Hasani u dakorduan që Bashkimi Europian është alternativa e vetme e rajonit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …