Ali Ahmeti: Do ta pamundësojmë mos-respektimin e vullnetit të votuesve dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka angazhuar ekip ndërkombëtar, përmes të cilit do të kërkojë zgjidhje për mosrespektimin e vullnetit të votuesve, pasi që “Fronti Evropian”, që drejtohet nga Ahmeti, ndonëse i ka fituar zgjedhjet në taborin shqiptar është lënë jashtë qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i cili ka njoftuar se në krye të këtij ekipi do të jetë Paul William, autor i marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e cila i kishte dhënë fund luftës në mes të forcave ushtarako-policore maqedonase dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me komandat suprem, Ali Ahmetin,  e cila kishte filluar për shkak të dhunës dhe represionit të vazhdueshëm që regjimi maqedonas ua bënte shqiptarëve. Kjo lëvizje e Ali Ahmetit ka ardhur pasi që lideri nacionalist i VMRO-DPMNE-së, tashmë edhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, la jashtë qeverisë fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit në taborin shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …