Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka pritur në takim të martën, publicistin Veton Surroi i cili ka kërkuar nga Shkupi mbështetjen për t’u zgjedhur sekretar i RCC-së. Ali Ahmeti ka thënë se me Surroin kanë biseduar mbi “situatën politik në të cilin ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes evropiane”. “Diskutuam bashkë edhe mbi perspektivën progresive që do të krijojë rrumbullakësimi i projekteve të ndërlidhjes më efikase mes vendeve tona si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, rruga Tetovë – Prizren, vendkalimi i përbashkët kufitar dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit në sfera të ndryshme”, ka thënë Ahmeti, i gatshëm për ta mbështetur kundërshtarin më të lig e më të neveritshëm të tri luftërave tona çlirimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …