Në tubimet e organizuara në fshatrat Debresh dhe Zhitoshë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se kishte ardhur për t’i përgëzuar për suksesin e arritur në këto zgjedhje, por edhe për të përgënjeshtruar dezinformatat dhe shpifjet se gjoja BDI-ja ka bërë pazare me LSDM-në për t’ia “shitur” komunën e Dollnenit: ‘Erdha këtu për t’ju thënë se unë ndaj vëllezërve të mi nuk bëj marrëveshje të fshehta. Unë marrëveshje të fshehta për të vrarë vullnetin e popullit nuk bëj. Unë atentat mbi vullnetin e popullit tim nuk bëj!’- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili mbështet kandidatin e partisë në këtë komunë, Xhemil Qamili. Ai shprehu bindjen se të dielën do të konfirmohet fitorja për shkak se, ekziston vullneti dhe besimi i qytetarëve të kësaj ane për të bashkëqeverisur këtë komunë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …