Ali Ahmeti: Jemi në mbrojtje të legjitimitetit dhe fare nuk tërhiqemi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë të mërkurën në Tetovë se Fronti Evropian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo koalicioni VLEN, që tani është pjesë e shumicës së re parlamentare dhe pritet të jetë pjesë e qeverisë së re. Ai ka thënë se BDI-ja dhe Fronti Evropian janë përfaqësues legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, andaj edhe  ka paralajmëruar “aktivitete për mbrojtjen e votës së shqiptarëve”. Në paraqitjen para medieve së bashku me drejtuesit e Frontit Evropian që përbëhet nga disa parti shqiptare dhe katër parti të etniteteve tjera, Ahmeti ka thënë se çdo përpjekje për të “shkelur në vullnetin e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera, do të kundërshtohet fuqishëm nga Fronti Evropian”. Në bazë të rezultateve të KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, Fronti Evropian ka fituar 18 mandate të deputetëve, kurse koalicioni VLEN, 14. Ali Ahmeti, ka thënë se përgjegjësia mbi të gjitha zhvillimet e mëtejme në Maqedoninë e Veriut, bie mbi mandatarin për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickovski, duke e  akuzuar VMRO DPMNE-në se gjatë viteve të fundit ka udhëhequr politikë antishqiptare me deklarata “naziste”, si dhe politikë kundër Bashkimit Evropian, NATO-s, SHBA-së si dhe kundër marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …