Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje që ngërçi politik në Maqedoni të zgjidhet përmes mjeteve politike. Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka thënë se shumica parlamentare mbetet e angazhuar që përmes mjeteve politike të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e pranueshme për të gjitha palët. “Kjo situatë politike jo vetëm në Maqedoni, por gjithandej në rajon nuk duhet të shfrytëzohet për konflikt në mes etnive. Nuk kam parë që ka ndonjë forcë politike që mbështet një veprimtari të tillë radikale për zgjidhjen e problemeve politike. Të gjithë mbetemi të angazhuar që me mjete politike të gjejmë zgjidhje të drejtë dhe të pranueshme për të gjitha palët”, është shprehur Ahmeti, duke shtuar se zgjidhja e vetme është që presidenti Ivanov ta mandatojë për formimin e qeverisë, kryetarin e opozitës së deritashme, Zoran Zaevin, i cili e ka shumicën parlamentare. “Presidenti i vendit duhet ta mandatojë për formimin e qeverisë kryetarin e opozitës së deritashme, Zoran Zaev, i cili e ka bërë shumicën parlamentare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …