Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është cituar të ketë deklaruar se Kosova duhet të veprojë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar, pasi shtetet në vazhdimësi janë ndërtuar me aleanca. Duke folur lidhur me vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit dhe ndikimin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Ahmeti vlerëson se miqësitë duhet të zgjerohen e jo të ketë kundërshtime në këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Kosova duhet të vazhdojë komunikimin me Uashingtonin dhe Brukselin. Lidhur me situatën aktuale në Kosovë në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ali Ahmeti konsideron se shteti ynë vit pas viti duhet të shënojë përparim. Ndërkohë ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien ka thënë Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb. Një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova nuk ka partner, aleat e as mik më të rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ambasadori Jeff Hovenier deklaroi se vendimi i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …