Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar për vendime që përjashtojnë diasporën nga proceset vendimmarrëse lokale. Në reagimin e tij, Ahmeti ka theksuar se qeveria po ndan këshilltarët komunalë dhe mjetet për komunat vetëm bazuar në popullatën rezidente, duke anashkaluar diasporën, e cila ka një rol të rëndësishëm për vendin. Ahmeti akuzoi pushtetin për vendime etnikisht të pa legjitimuara dhe për përpjekje për të mbuluar këto veprime me gënjeshtra.
