Ali Ahmeti nga Struga: Më 17 Tetor votoni për Merkon dhe Arbëreshën, për ardhmërinë tuaj

Ali Ahmeti nga Struga: Më 17 Tetor votoni për Merkon dhe Arbëreshën, për ardhmërinë tuaj

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Strugë duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Ramiz Merko, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Arbëresha Vlashi, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Strugës.

Banorëve të Strugës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri Jeton Shaqiri, kandidati për kryetar komune Ramiz Merko si dhe bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar Arbëresha Vlashi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Merkos duke e vlerësuar punën e tij të dëshmuar.

“Ky është mandat që shkëputet dhe del nga kapitulli për të rregulluar ambientin, që është në shërbim të agjendës tone, ambient të pastër e jetë më cilësore. Pikërisht, ky është mandat që do jetësojmë Korridorin e 8 që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën, që fillon të realizohet në këtë mandat. Andaj, kush janë ata që do ju prijnë këtyre projekteve, është ky ekip që do i prijë Merko dhe Arbëresha”, tha Ahmeti duke shtuar se kandidatët e BDI-së në përpikmëri do të realizojnë platformën zgjedhore për të jetësuar Agjendën e blertë. “Në të gjitha vendbanimet votoni për BDI dhe Mërkon sepse është ardhmëri dhe jetë më e mirë”, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kryeparlamentari Xhaferi para struganëve ka kërkuar mbështetje për Ramiz Merkon duke shtuar se fitorja është e madhe dhe se Struga i ka dhënë shumë shoqërisë shqiptare.

“Sonte pas një viti pas shumë pengesave të jemi në promovim të zgjedhjeve lokale. Ali Ahmeti ka bërë përpjekje që motra, nëna, gruaja jonë të jetë e përfshirë në jetën politike dhe veprimtarinë shoqërore, kjo është Struga që gjithë shqiptaria nga vitet e hershme ka marrë dijen e kulturën për arsim. Unë mund të them se nga kjo atmosferë Struga është e BDI dhe e Ramizit, e qytetarëve që me përkushtim do ta ruajnë dhe kultivojnë, e më 17 tetor do të festojmë fitoren e madhe”, ka deklaruar kështu Xhaferi.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi para qytetarëve të Strugës deklaroi se i gjithë ekzekutivi qëndron prapa projekteve dhe premtimeve të Merkos dhe se në këto zgjedhje qytetarët duhet t’i japin fitoren më të madhe BDI-së dhe Ali Ahmetit.

“Ramiz Merkos i qëndron në dispozicion i gjithë Parlamenti dhe Qeveria, gjithë ushtarë të Merkos. Secili premtim është premtim i Qeverisë, çdo projekt i juaji është i Qeverisë, Parlamentit, i BDI dhe Ali Ahmetit. Të dashur qytetar, në këto zgjedhje dhurojani fitoren më të madhe BDI-së dhe Ali Ahmetit nga Struga deri në Likovë”, deklaroi Grubi.

Ministri Jeton Shaqiri sonte struganëve ju kërkoi mbështetje si mik i tyre sepse qyteti ka ndryshuar për të mirë e do të vazhdojë njejtë në mandatin e ri.

“Struganët dinë të vlerësojnë punët e mira që janë bërë në mandatin e kaluar, më vjen mirë që ju shoh sonte në numër, ju drejtohem si shok i juaj, e dimë që Struga nuk është e njejta si para 4 viteve, ka marrë pamje tjetër dhe do të blerojë edhe më shumë sepse kemi ofertën më të mirë për komunat tona”, ka deklaruar kështu ministri Shaqiri.

Merko në anën tjetër deklaroi se Strugën e ka ndryshuar në një qytet urban dhe modern.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sonte të shpalosim sukseset e mëdha që kemi realizuar deri më sot. Janë mbi 100 projekte që mbajnë vulën tonë. Jemi dëshmitarë që kemi bërë shumë punë të mëdha, Struga ka ndryshuar dhe ka marrë pamje më të bukur duke u bë qytet urban dhe modern, me rrugë kryesore që i kanë dhënë qytetit nur dhe e kanë zbukuruar duke i dhënë pamje të një qyteti turistik”, ka theksuar kështu Merko.

Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar Arbëresha Vlashi tha se do të bëjnë Strugën një vend më të mirë për të jetuar dhe me një të ardhme të sigurtë.

“Ky është një mandat për ndryshime reale, për mbrojtjen e ambientit jetësorë, për shfrytëzimin e burimeve të regjenerueshem, demokracinë gjithëpërfshirëse, digjitalizimit dhe mbështejen sociale, arsimore, ekonomik. Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur. Një vend më të mirë për të jetuar, një të ardhme më të sigurtë dhe një Strugë të blertë”, ka theksuar bartësja e listës së kandidatëve për këshilltarë Arbëresha Vlashi.

Bashkimi Demokratik për Integrim nesër do të vazhdojë fushatën zgjedhore në komunën e Kërçovës, ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune Fatmir Dehari dhe listën e kandidatëve për këshilltarë me bartës liste Gazmend Jusufi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …