Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Një nga prioritetet e BDI-së është që liria të materializohet me barazinë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoni, me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit e fituan lirinë, mirëpo tani, një nga prioritetet e BDI-së do të jetë që kjo liri të materializohet edhe me barazinë. Ky është vullneti i shumicës së anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI-ja funksionon si një lëvizje mjaft demokratike, ku respektohet vullneti i shumicës, ku respektohet vullneti i ndryshimeve, sigurisht që edhe në të ardhmen do të ketë prurje të reja. Dhe, ky rend do të vazhdojë edhe në të ardhmen, do të thotë gjithçka bëhet me mirëkuptim, gjithçka bëhet me dialog, me kompromise dhe të gjitha përpjekjet i bëjmë për të gjetur zgjidhje sa më të mirë. E kemi shumë vështirë në Bashkimin Demokratik për Integrim që të bëhen diferencime, sepse pjesa dërmuese janë njerëz që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë, njëherësh kanë aftësi menaxhuese, drejtuese, por ky është vullneti i shumicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …