Ali Ahmeti: Nuk më vjen mirë që Kosova ka marrëdhënie të ftohta me ShBA-në e BE-në

Gjatë shënimit të Ditës së Veteranit, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se janë shqetësuese marrëdhëniet e dobëta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar më tutje se pa ndihmën e tyre, liria e Kosovës mund të ishte shumë më e vështirë për t’u arritur. “Ju më të merituarit e UCK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet. Sot na duhet uniteti të jemi krahë i njëri-tjetrit”, ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …