Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në kuadër të unionit shqiptar të drejtuar nga Esat Çollaku. “Në takimin me krerët e shoqatave shqiptare në Kroaci, të organizuar nga Esat Çollaku, kryetar i Unionit Shqiptar, bashkëbiseduam për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën e shqiptarëve në vendet e tyre në rajon. U dakorduam që e ardhmja europiane është synim i përbashkët për të gjithë ne dhe që të gjitha forcat shoqërore duhet të bashkërendisin përpjekjet për ta arritur këtë qëllim, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët duhet të janë mirënjohës për jetë të jetëve ndaj 🇺🇸 sepse luftën e fituam me gjak, e lirinë me aleatë. Jam shumë mirënjohës për mikpritjen dhe krenarë për arritjet e bashkatdhetarëve tanë në Kroaci, tha Ali Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i PDK, Hisen Berisha, konsideron se Vjosa Osmani po improvizon lojën e shpëtimit të Albin Kurtit
Deputeti i PDK, Hisen Berisha, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunim të ngushtë me …