Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka deklaruar se BDI-ja ishte dhe mbetet çelësi i zgjidhjes dhe çuarjes përpara të proceseve me interes kombëtar dhe për mbarë vendin. Duke folur në një takim me strukturat partiake dhe shtabet zgjedhore të Komunës së Zhelinës, lideri i shqiptarëve në Maqedoni tha se edhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, BDI-ja u dëshmua se është forcë e suksesit dhe optimizmit, duke u dhënë përgjigjen më të mirë atyre të cilët pandehën se fitorja do të jetë e tyre: ‘Ne mbetemi forca më e organizuar dhe ju anëtarë të devotshëm të BDI-së jeni çelësi i suksesit,’- deklaroi z. Ahmeti duke shprehur bindjen se më 29 Tetor, në raundin e dytë, Fatmir Izairi do të jetë kryetar i komunës së Zhelinës: ‘BDI-ja nuk ndanë e as përçanë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …