Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti thotë se është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti dhe perspektiva europiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka dënuar rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Ai ka deklaruar se pala serbe duhet t’i ndalojë provokimet menjëherë. Ahmeti ka shkruar se është i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti ka thënë se tani është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti rajonal dhe perspektiva europiane. Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …