Ali Aliu-Kelmendi: Parathënia e librit: “Koha e Ribërjes “ e autorit, Ismet Hajrullahu

Ali Aliu-Kelmendi: Parathënia e librit: “Koha e Ribërjes “ e autorit, Ismet Hajrullahu

Në përmbledhjen e shkrimeve te Ismet Hajrullahut “Koha e ribërjes” janë përfshirë artikuj të botuar në shtypin shqiptar në periudha të ndryshme. Në këto shkrime janë trajtuar tema që ngërthejnë në vete problem, me të cilat ëagtë ballafaquar populli ynë në përgjithësi dhe në veçanti ajo pjesë e tij, që padrejtësisht ka mbetur  jashtë kufijve të shtetit amë,

Në Evropë dhe në mbarë botën proceset krijuan hapësirë  që çështjet e pazgjidhura të shumë popujve të nxirren në tryeza diplomatike. Në këtë kuadër, në këto shkrime, do të zërë vend edhe çështja shqiptare në Ballkan, që me gjithë sakrificat e mëdhaqë bëri populli yn, në mungesë të një përkrahjeje  parimore të fuqive mëdha, mbeti e pazgjidhur. Edhe pse proceset politike ofruan favore në shrbim të zgjidhjes së vonuar të çëashtjes shqiptar, me gjithë angazhimet politike dhe me aktin më të lartë-luftës për liri- ajo nuk arriti të rrubullakohej e të zgjidhej pëfundimisht edhe pas shembjes së Jugosllavisë së Versajes dhe pas krijimit të shteteve e të popujve të tjerë, që në veçori kombëtare nuk dallohen shumë.

Në shkrimet e kësaj përmbledhjeje ngrenë krye papajtushmëria  me të arriturat tepër të vogla , porosia si të dilet nga kjo gjendje dhe përbuzja kundër atyre që janë të gatshëm t’I rrahin një mijë shtigje, që nuk çojnë askund, po jo njërin që qon aty ku duhet, kundër papjekurisë  dhe servilitetit të të gjithë atyre që për një interest ë vogël ose për pak pushtet I shkelin idealet kombëtare për liri dhe për bashkim kombëtar, për të cilat në luftrat  ndër shekuj, po edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u derdh djersë e gjak.

Shpallja e Kosovës shtet i pavarur në këta artikuj cilësohet si një arritje jo e vogël, kur kihet parasysh pengesat dhe raportet ndërshtetrore në Ballkan e më gjërë, por jo si një e arritur që duhet merret si diçka përfundimtare dhe e përkryer. Mundësit që ofrojnë këto shkrime për ta çuar çështjen kombëtare  përpara, në këto rrethana, janë të shumtadhe të ndryshme.  Në shumicen e artikujve, sidomos në atë “Koha e ribërjes së Shqipërisë”, sipas së cilit edhe libri morri emrin” Koha e Ribërjes”, nxirren në pah problemet me të cilat ballafaqohet Kosova dhe trojet tjera shqiptare, që kan ngelur jashtë trungut të Shqipërisë. Në këtë artikull  theksohet se ka ardhur koha të nxirren në tryezë të gjitha opsionet . Opsioni më I pëlqye, që nuk do të sduhej të ishte tabu, as për partit politike dhe as për politikanët  këndej dhe andej kufirit, është krijimi I Shqipërisë etnike. Në të thuhet troq se zgjidhja e tanishme –pavarësiae Kosovës,- është aftshkurtër dhe me plotë problem të papritura që po I krijon  dhe do ti krijojë Serbia në kufirin shqiptaro – serb, kurse bashkimi  trojeve shiqptarenë një shtet do të ishte zgjidhje afatgjatë, që do të krijonte siguri dhe stabilitet jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë popujt e Ballkanit. “ … Prishtina e Tirana nuk duhen t’u tremben varjanteve të zgjidhjes , por t’i hartojnë  ato sa më miirë që të jetë e mundur, serpse tani gjithcka është e mundur . Një Shqipëri , që do mbrrinte në lindje deri pran kufirit bullgar, do ti kthente shqiptarët në udhëkryqet e rëndësishme të Evropes.  Do të ishte ribashkim I natyrshëm dhe një ngushëllim i vonuar. Ndoshta po bie kambana e ribërjes së Shqipërisë”

Angazhimet, shpeshherë të kota, ndosht edhe të dëmshme, që pengojnë zgjidhjen e çështjes kombëtare, vihet në thumb të ironisë  dhe të sarkazmit, “Pesqind vjet ishim milet, njëqind vjet Narod, dhe qe sa vjet Pipell, por popull ende jo! Ndoshta për disa kjo thënje duket humoristike , për disa palsa vulgare, por në fakt kjo batutë tregon realitetin tonë të hidhur tragjikomik”,-shpërthen klithm, që shkakton “rezultati” I përpjekjeve politike, në Artikullin “ A do bëhemi popull”.

Thuaja në të gjithë artikujt e kësaj përmbledhjeje, edhe pse janë shkruar dhe janë botuar në kohë të ndryshme, para dhe pas luftës së fundit, vend me rënësi zë porosia për clirim dhe bashkim kombëtar, në disa nga shkrimet që u botuan mbas shporrjes së ushtrisë serbe nga uck dhe forcat e natos , nxjerr krye shqetësimi për modelin , për përmasat e pavarësisë së një shteti, që për shqiptarët duhet të linëtë I shëndoshë , jetëgjatë , ndërsa për Serbinë një shtet, minishtet, hicshtet , që do t’ia hapte rrugën e kthimit të saj në kosovë, gjithnjë me ‘mjete paqësore ‘, ose do ta mbante gjallë lakminë për ta ngopur sa me parë oreksin, duke zhvatur e përtypur Kosovën deri në zhbërje. Për t’ia ndalur hovin së keqes, krahas analizave që ofrojnë rrugëzgjidhje, ngrihen edhe akuza plot mllef, akuza që shënojnë vijën e kuqe që I ndan forcat në dy taborë , në servilë , në politikanë , që të verbuara për pushtet shkelin mbi gjakun e derdhur për liri, që para të mirave material e harrojnë edhe pavarësinë e Kosovës dhe në të pakënaqur, protestues, që nuk patohen me nje pavarësi që nuk është pavarësi, qe nuk pajtohen me një shtet që për hir të një pesë përqind të diskriminohet nentedhjete e pesë përqind. Këto akuza më së miri vihen re në artikullin’ ata që e kundërshtojnë pakon e ahtisarit’ në të cilin që në fillim shpërthen vreri; ‘ maskrën e 10 shkurtit  2007’, ‘ grupi I unitetit’, si dhe të gjitha institucionet e Kosovës  përfundimisht janë shkëputur nga aspirate e popullit për liri dhe vetëvendosje.’ Në këtë artikull , dhe në të tjerë me argument të forta hidhen poshtë tendencat e pushtetarëve të Beogradit dhe goditet fort politika qulle, që në emër të interesave të popullit dhe të vlerave të luftës për liri përpiqen ta arsyetojnë rikolonizimin e Kosovës.

Demostratat e 10 shkurtit 2007,që e kundërshtoi hapur  pakon e ahtisarit, që krijoi privilegje në dëm të popullatës shumicë dhe në dëm të të gjitha pakicave të tjera në Kosovë,dhe masakra e kësaj dite, ku rane dy dëshmorë dhe u plagosën 85 protestues , nxorrën ne pah shume problem , që deri në ate ditë ishin nën rrogoz dhe u hapën sytë atyre që duan të shohin se cfarë rrobash po I qepen dhe po I vishen Kosovës.

Autori i këtyre shkrimeve , Ismet Hajrullahu , herët është përfshirë në vorbullën ë ngjarjeve që mëtonin shtigje për zgjidhjen e cështjës shqiptare.

Si nxënës I shkollës se mesme, në vitet 80-ta u arrestua nga policia jugosllave dhe u burgos. Pas daljes nga burgu u detyrua te arratisej  në Shqipëri. Që atëherë  filloi të mërrëj më shkrime në të cilat trajtonte teme që kishin të bënin me zgjidhjen e cështjes sonë. Ne ‘Rilindja Demokratike’ dhe ‘Balli I Kombit’, ne Tiranë dhe në shtypin illegal ‘Zëri I Kosovës’, ‘Clirimi’ që botoheshin në Gjermani dhe Zvicër, I cili botoi disa shkrime, në të cilat kërkohej me ngulëm clirimi I tojeve shqiptare dhe bashkimi kombëtar.

Çlirimi i Kosoves nga UCK-ja dhe forcat e NATO-s nuk e ndali hovin e shkrimeve të këtij autori. Toni dhe thumbi I kritikës , për zhvillimet politike, në shkrimet që botoheshin në shtypin e kohës të kësaj periudhe, janë më të mprehtë dhe më të ashpër. Në këtë kohë edhe pse ushtroi detyra me rëndësi , asnjëhërë nuk u kufizua të trajtonte edhe tema te nxehta për ; Grupin e Unitetit, per bisedimet  me Serbinë në Vjenë. Për  Grupin Negociator, per decentarlizimin, për flamurin,për pavarësinë, për trashëgiminë e politizuar historike, fetare e kulturore serbe në Kosovë, për diasporën e vjetër( arvanitët e Greqise dhe arbëreshet e Italisë) , për diasporënë  re , për bashkimin kombëtar që I nxorën telashe me eprorë  dhe me udhëhëqës të politikës së ditës. Intervista me titull’ Kosova nuk ka bërë asgjë për diasporën’ botuar ne ‘Epoka e Re’ në 17 korrik 2006 dhe publikimi ne ‘ Kosova Sot ‘ I artikullit ‘ Legjitimiteti I vjedhjes së trashëgimisë kulturore’ , në të cilin kritikon ‘Grupin Negociator’, që; ‘ Duke  u pajtuar me vjedhjen , që I bëjnë serbët identitetit  tonë, duke I quajtuar kishat dhe manastiret e Kosovës serbe, do ta legjitimojnë teorinë shoviniste te Grashaninit, ‘ se shqiptarët në këto vise kanë ardhur në shekullin XVIII- XIX’, prekën ‘sedrën ‘ e disa qeveritarëve.

Nga autori u kërkua publikisht ta demantonte artikullin në të cilin kritikonte qeveritarët e Kosovës që duke I trajtuar kishta ortodokse të Kosovës si kisha serbe , patën rënë në kurthin e politikës ekspasioniste te Beogradit, që në emër të pakicës serbe në Kosovë i politizonte dhe instrumentalizonte  të gjitha problemet.

Me kërkesë te ministrit te ministrit te Ministries se Kulturës  Rinise dhe Sportit dhe Cështjeve jorezidente  pasuan ne vitin 2006 suspendimi, ndersa në vitin 2007 përjashtimi nga puna.

Artikujt  e përmbledhjes ‘Koha e Ribërjes’ ziejnë nga mllefi I pakënaqësisë për angazhime të mëfshta, për zgjidhje gjysmake, qe ofronin qoftë politikanët tane , qoftë faktori ndërkombëtar , bëhen burim porosishepër daljen nga kjo gjendje plot amulli dhe trumbetojnë ide për një satus të mirëfilltë  të Kosovës , në vëcanti për clirim dhe bashkim kombetar, si zgjidhje përfundimtare që do ta qetësonte njëherë e përgjithmonë Ballkanin, që në mos për të tjërat për cështjen shqiptare , moti është shndërruar ne fuci baroti.

Prishtinë,  tetor 2009

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …