Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij se situata pandemie për shkak të koronavirusit nuk po menaxhohet në mënyrën më të mirë. Ai ka thënë se në mesin 1 mijë e 175 mostrave, ka shumë që janë bërë pa nevojë, pasi që u janë bërë VIP-ave që nuk kishin ndonjë simptomë. Ai ka përmendur edhe testimin e Kryeminsitrit Kurti dhe të kabinetit të tij. Jemi duke rënë viktimë e analistëve të komprometuar dhe ushtrisë virtuale që kjo Qeveri e ka krijuar e të cilët lavdërojnë punën e një Ministrie, pa qenë në gjendje të numërojmë as edhe vetëm një veprim efikas të saj! E vërteta është se deri më tash janë hetuar vetëm 1 mijë 175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Në mesin e 1 mijë e 175 mostrave shumë testime kanë qenë të panevojshme dhe u janë bërë VIP-ave pa simptoma. E pakuptueshme dhe e pa justifikueshme se si i tërë kabineti i qeverisë Kurti u testua pa pikë nevoje dhe pa asnjë simptomë. Respekt për personelin mjekësorë, emergjencat, policinë, zjarrëfikësit, gazetarët e terrenit dhe të gjitha shërbimet në detyrë dhe përballje! Politika nuk duhet të merr meritat e tyre e t’ i prezantojë si produkt i kabineteve të tyre!
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …