UCK

Ali Gashi: Pagat për të gjithë sektorët e vendit tonë janë rritur, përveç kategorive të luftës nuk janë rritur as 50 cent

Veterani i UÇK-së, Ali Gashi ish-luftëtar i Zonës Operative të Drenicës ka bërë thirrje për bashkim dhe për veprim një zëri për të kërkuar që të drejtat e veteranëve të mbrohen me ligj pasi janë rritur pagat për të gjithë sektorët e vendit tonë, përveq kategorive të luftës që pagat e tyre nuk u rriten as 50 cent.

“Ne të gjithë jemi duke i përcjell zhvillimet e fundit që po ndodhin me rritje pagash për të gjithë sektorët e vendit tonë, përveq kategorive të luftës që pagat e tyre nuk u rriten as 50 cent. Të nderuar çlirimtar të bashkohemi të gjithë një zëri dhe t’i kërkojmë të drejtat tona dhe të mbrohemi me ligj ashtu sikur edhe e meritojnë kategorit e luftës, është interesant sa herë veteranët kërkojnë rritje të pensioneve menjëherë ministri i financave del edhe thotë se nuk kemi buxhet, do të thotë për të gjitha kategorit kanë buxhet e kur janë në pyetje luftëtarët e lirisë nuk kanë buxhet, sa e pa drejtë. Bashkëluftëtar të nderuar mos rrini kokë ulur sepse nuk e meritoni të jeni kokë ulur, nuk e meritoni te jeni rast social, sepse ne të gjithë e kemi bërë më të mirën për vendin tonë. Të gjithë duhet të jemi një zëri për të drejtat tona, sepse ne nuk i kemi lind Zotit me zor, por kategorit e luftës janë dhurata më e mirë nga Zoti që i dhuroj Kosovës. Me respekt luftëtari i lirisë Ali Gashi, në kohën e luftës për liri kam vepruar në këto njësi: Prej vitit 1997 e deri në prill 1998 isha ushtar aktiv në njësitin gueril “506” me komandant Mujë Krasniqin. Nga prilli 1998 e deri në gusht të vitit 1998 isha ushtar aktiv në njesitin “ALFA” me komandant Mujë Krasniqin. Nga gushti 1998 e deri në qershor të vitit 1999 isha ushtar aktiv në brigaden 113 “Mujë Krasniqi” në zonën operative të Drenicës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …