Ali Geci, luftëtar i lirisë, vëlla i dëshmorit të kombit, Elez Geci, aktualisht drejtor i Shëpisë së Kulturës, “Jusuf Gërvalla” në Deçan, lidhur me gjendjen politike që po kalon vendi ynë, në një intervistë për TV-Dielli veçon faktin se tragjedia më e madhe janë deputetët e Kuvendit e Kosovës, sepse ata veprojnë në grupe e klane dhe shumë prej nuk kanë vlera të duhura kombëtare, pavarësisht përgatitjeve të tyre shkollore. Populli nuk duron të shkelën vlerat e lirisë, nuk duron që në Kuvend gjatë gjithë kohës të flitet kundër luftës së UÇK-së me tendenca për degradimin e saj. Serbia duhej të ishte në një Gjykatë Special e jo ne, thotë ndër të tjera luftetari, Ali Geci, në intervistën e tij dhënë TV-Diellit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …