leoni

Familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh Mirënjohje për të gjithë që ishin në nguhëllime

Ali H. Tahiri: Ahmet Qeriqi-Emri që jeton

Erdhe nga lugina e Krojmirit, si uragan para agimit.
Në rini për liri, u ndeze si qiriri i Naimit.
Nëpër burgje stoikisht rezistove.
Si feniks u dogje, u ringjalle, kurrë nuk u frikësove.
Tek Guri i Betimit, pran flamurit u betove.
Laps e pushkë për liri i bashkove.
Ti pishtar që nuk shuhesh kurrë.
Zërit të Radio Kosovës së Lirë, i mbete tribun.
Bacë prof Ahmet Qeriqi, je palca e kombit.
Ju bashkove heronjve të mëdhenj, në muajin e marsit.
Emri yt në gurë është gdhend.
Historia e Kosovës së re, në fletë të përmend.
Dheut të Kosovës, ja dhurove shpirtin e bardhë.
Zemrën e kristaltë, Ti, i miri Shqiptar.
Tani bacë, lirinë e Kosovës arrite me prekë, knaqu e pusho i qetë.
Vula e kombit s’të la me vdekë, pavdekësinë ta vulosi në dy jetë.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj-Viti
17.03.2025
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e miraton vendimin për themelimin e Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Mehmet Bislimi: Prekazi dhe flakët e lirisë!

(me rastin e Epopesë së Jasharajve) Gjithandej tokave shqiptare, si edhe në Prekazin e përflakur …