Ali Lajçi

Ali Lajçi: Qeveria nuk duhet ta procedojë Projektligjin për ratifikim të Marrëveshjes për demarkacionin pa koncensus

Përfaqësues i banorëve të fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi, Ali Lajçi ka deklaruar për  Radion Evropa e Lirë, se para se Qeveria procedojë Projektligjin për ratifikim të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duhet të arrijë një pajtim gjithëpërfshirës me banorët e asaj ane dhe me partitë politike. “Pa një konsensus, marrëveshja nuk duhet të   miratohet në Kuvend. Nëse nuk ka konsensus nga të gjitha grupet, nuk është në rregull të shkojë në Kuvend e të bëhen përçarje e kriza politike. Nëse, zgjatet procesi i liberalizimit të vizave, nuk bëhet kiameti. Kushtëzimi është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe jo korrekt nga ana e faktorit ndërkombëtar. Kjo punë duhet të zgjidhet ngadalë, e me kujdes. Ai variant nuk shkon”, thotë Lajçi. Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Partitë politike opozitare thonë se marrëveshja si e tillë, pa ndryshime, nuk mund të kalojë në procedurë të ratifikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme

Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …