Ali Latifi: Në Institutin e Albanologjisë, u hap ekspozita përkujtimore e 25 dëshmorëve të marsit të vitit 1989

Ali Latifi: Në Institutin e Albanologjisë, u hap ekspozita përkujtimore e 25 dëshmorëve të marsit të vitit 1989

Me 27.03.2017, në ora  11:00. Në  Institutin Albanologji, hapet  ekspozita përkujtimore  të  dëshmorëve  që  para; 28 viteve  kur okupohet  Kosova, masakrat  ushtarake  serbe,  në popullatën  civile për 24 orë në të gjitha  qytetet  e  Republikës së Kosovës me 27 dhe 28.03.1989 “Serbija e Madhe”

Më 25.03.1995, ditën e  diel  në Prapashticë, kur  unë  fillova të komunikoj, mes  letrës së  bardfh, fotografisë, lapsit me  Hajrim Badallaj, çdo  vi, hije  që  vendosesha në  letër  Hajrimi, filloi të  më informonte  se çka  kishte përjetuar, ditën  kritike të  marsit 27, 28.03.1989.

Nëna  më  lindi  më  rriti deri më 28.03.1989, po ajo,

NËNA MË PËRGATITI QË TË  SHKOJ  NË  SHKOLLË,

 ISHIM  NË RRESHT  DUKE  KËNDUAR PËR  KOSOVË,

 ÇANTËN E  MBUSHUR ME FLETORE, LIBRA ME HARTËN  E  GJEOGRAFISË,

 NË DORË  MBANIM  LIBRIN E HISTORISË,

 MËSUESI NA  MËSOJ  PËR  PROGRAMIN KOMBËTAR,

 QË MOS TË  HARROJMË TË PARËT  TANË,

 HISTORINË ILIRE, LUFTRAT  E SKENDERBEUT,

 ALFABETIN E NAIMIT, ME KUFIJT  E  ATDHEUT,

 NË NJË PJESË TË  KËSAJ TOKE  I PËRKISJA DHE UNË,

 ATDHEUT TIM TË  BUKUR  QË  ANDËRROJA  NË GJUM,

 ME TETË MARS NËNËS TIME I THASH,

 DO TË   BËHEM MIGJENI QË TË  LIGJOROJ NË HAS,

 PO SA I MBUSHA  DYMBËDHJETË PRËNDVERA NË  KOSOVË,

 ISHTE  DITË  E BUKUR, NJËZET E TETË  MARSI TETËDHJETË E NËNTË,

 DËGJUAM  ZILEN E  SHKOLLËS, OJ  NËNA KRENARE,

 VRAPUAM SI ÇDO  DITË TË HYJMË  NË  SHKOLLËN KOMBËTARE,

 POR ME  ARËM  TË  ZJARRTA  TË ANMIKUT TË  KOMBIT TONË,

 MË GODITËN  ME PLUMBA, NË  ZEMËR MË QËLLOJNË,

 SU NGOPËN  ME MUA, PLAGOSËN SHTATË SHOKË TË TJERË,

 GJAKU NA DOLI, FILLOJ TË  NA  RRJEDHË,

 NË SHOLLË MËSONIM PËR TROJET  TONA, KOSOVËN  KRESHNIKE,

 SI SHTET TË PAVARUR NË  FAMILJEN  BALLKANIKE,

 ME MUA I VRAN, PËR NJËZET E KATËR ORË,

 NGA  DORA E  SLLAVIT  NJËZET E PESË DËSHMORË,

 POPULLI NUK U PAJTUA ME NDRRIME KUSHTETUESE,

 KOSOVA  TË FSHIHET  NGA HARTA  EKZISTUESE.

 PARA BOTËS  JUGOSLLAVIA  U DEKLARUA ME SHTATË-TETË SHQIPTAR, në mesin e tyre , disa profesor universitar, SE KOSOVA KA SHPREH  VULLNETIN KOMBTAR.

 QË “PËRFAQËSONIN” KOSOVËN KËTA  TRADHËTARË,

 QË AJO TË BASHKOHET  ME   KËTA  GJAKATAR,

 SHIQOMË MË MIRË, TI  NËNË,  JU  QË GËZONI   JETË, HAJRIMI ME SHOKË, NE NUK KEMI  VDEKË,

 JEMI NË  THELLËSI TË  ZËMRËS, KOMBTARE TË KOSOVËS SË  VËRTETË.

 Kjo bisedë e imja  me  Hajrimin, dhe me të tjerët po vazhdoj sot, të jetoj  me ta  dhe  familjet e  tyre që  tani  janë  bërë  pjesë  e pandashme  e jetës time, në çdo kohë, si të  nënës dhe babait tim  këta janë:

            Dëshmorët

Dëshmorët Mosha Vendlindja
1 Haki Bislimi 20 vjeç Leposaviq
2. Bedri Hasani 20 vjeç Mitrovicë
3 Behar Sumiqi 49 vjeç Mitrovicë
4 Ramadan Zeqiri 53 vjeç Mitrovicë
5 Agim Kukleci 31 vjeç Deçan
6 Muj Mehmetaj 44 vjeç Deçan
7 Afrim Bytyqi 14 vjeç Dushanovë
8 Muhamet Imeri 22 vjeç Dushanovë
9 Gjylbehar Badallaj 22 vjeç Zhur
1 Hajrim Badallaj 12 vjeç Zhur
11 Ismet Qorraj 20 vjeç Deçan
12 Salih Hadërgjonaj 17 vjeç Deçan
13 Nusret Gashi 41 vjeç Suharekë
14 Habib Asllanaj 19 vjeç Suharekë
15 Agim  Rashiti 20 vjeç Gjilan
16 Xhemshit Badallaj 24 vjeç Zhur
17 Vetim Shala 30 vjeç Prizren
18 Ismet  Krasniqi 29 vjeç Prishtinë
19 Shukrije  Obërtinca 15 vjeç Prishtinë
20 Sevdat Xhafolli 27 vjeç Prishtinë
21 Hilmi Kajtazi 31 vjeç Prishtinë
22 Mustaf Veselaj 22 vjeç Sharr
23 Ali Jetullahu 33 vjeç Shtime
24 Muhamet  Kabashi Dushanovë
25 Dashnor Ademaj 11 vjeç Zhur

Gjatë  këtij gjahu të ushtrisë Serbe-Jugosllave, kundër  Shqiptarve ku më  pak se 24 orë u vranë  këta  25 dëshmorë të Kombit, u   plagosën  603 protestues dhe  me urdhër të Sekretariatit të PB. të Kosovës u burgosën  në kampet  e përqëndrimit në Leskovc të  Serbisë edhe 1200 protestues dhe organizatorët e protestave popullore të  cilët i treguan  botës se nuk pajtohemi, me  qëndrimet  e  KQJ të Serbisë. Këtë   vendosmëri të popullit edhe  unë  si individ  reagova  në mbledhjen  e LK. Që  udhëhoqi Sejdo  Bajramoviq, me  29.03.1989 që të  diferencohemi nga  IRREDENTA që ishin vra, nga  ushtria dhe policia e  Serbisë, këta  dëshmorë. Unë nuk u pajtova   me këtë  konstatim dhe u thashë se një parti që  vret  vetëm gjakë shqiptari unë  nuk  i takoj  kësaj partie  dhe kam  lëshuar  mbledhjen, me mua u solidarizuan   edhe dy  gjyqtare  Mejreme Zeka, tani  gjyqtare  në gjykatën  e Apelit  në  Prishtinë dhe Hava Ahmetaj, tani  punon  si juriste  në komunën  e Plavës. Si këta  dëshmorë dhe  Kombi në veçanti do të  veprojmë  deri  në bashkimin kombtar, jo  kështu të harruar dhe të  ndarë nga institucionet. Këtë, sot, që ne po e përjetojmë dhe përkujtojmë, shumë shokë të tyre  sot    janë   gjallë dhe jetojnë  me ne, që  dolën për të  vdekë, por Zoti i shpëtoi. Porosia e këtyre  dëshmorve është  lufta  për  bashkim, për paq, liri, ajo  vazhdon, deri në  realizimin e të  drejtës  natyrore, të Zotit, i cili shkencërisht  vërteton se gjuha  shqipe dhe shqiptarët janë  më të  vjetrit në Evropë, por jemi sot, më të izoluarit në Evropë dhe  bëtë…

 Këta  dëshmorë, që  tani  i përmenda më lart, shpirtin e  tyre  e kemi  këtu  në këtë  objekt, këta  dëshmorë,  më  japin  mesazhe për çdo ditë mua dhe juve, se çka jeni ju, duke  bërë për  Kosovën… këso  biseda  me Hajrimin, mesazhe më kanë  dërguar, të gjithë  këta  dëshmorë,  duke  i portretizuar, flisja me ta duke  më dhënë  mesazhe  që ne mos t’i harrojmë dëshmorët  e shumtë të cilët  në  forma të ndryshme, kontribuan, si në  moshë, gjini, grad he  fëmi, çdo herë  na  dhanë  më të  shtrenjtën  jetën  e tyre, për të  mos  harruar sepse  bëjmë  vrasjen  e tyre për së vdekuri, nëse nuk u jepet  vendi i merituar, nga shteti i Kosovës, atyre  dëshmorve dhe shokëve të tyre që sot  janë   gjallë.

 Falënderoj, në  emër të  familjeve  të dëshmorëve  Shoqatën e  të  Burgosurve  Politik dhe Institutin Albanologjik, që më mundësuan  këtë  objekt, sot për përkujtim dhe prezentim.

Autori:

 Ali Latifi, Prapashticë, 25.03.1995

25.03.2017

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …