Petrit Gashi: Ali Strumcaku një vigan lirie (10. 4. 1960 - 24. 4. 2017)

Petrit Gashi: Ali Strumcaku një vigan lirie (10. 4. 1960 – 24. 4. 2017)

Kosova ka lindur burra si viganët gjatë gjithë historisë së saj. I motivuar nga burra trim përgjatë gjithë historisë, ku Drenica ishte në sy të armikut çdo herë, sepse ata e dinin fare mirë se aty ishte djepi ku buron kryengritja e ky ka rrënjët liria, Ali Strumcaku përcillte me vëmendje zhvillimet që ndodheshin aso kohë në Kosovë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ngjarjet e marsit 1998 gjeten atdhetarin e kombit Ali Strumcaku të përgatitur për t’ i dalë zot atdheut.

ALI STRUMCAKU lindi me 10 Prill 1960 në fshatin Abri të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Likoc dhe duke qenë në sy të armikut u detyrua që ta ndërpres atë dhe të vazhdojë të fitojë bukën e gojës duke punuar në Slloveni.

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ju nda çështjes kombëtarë, prandaj me vëmendje ndoqi edhe zhvillimet që bëheshin në Jugosllavinë e asaj kohë. Duke e ditur se lufta tanimë ishte e pashmangshme, dhe duke e parë së shumë djem të ri, burra e gra po mobilizoheshin për tu kthyer në atdhe dhe për tu rreshtuar përkrah komandantit legjendar Adem Jashari, Ali Strumcaku dhe shumë shokë u kthye në vendlindje për ti dalë zot atdheut dhe për të ndezur zjarrin e çlirimit.

Marsi i vitit 1998 që ishte edhe kushtrimi i atdheut në luftën për çlirim, Aliun e gjënë të pozicionuar në njësitin Guri si një nder vullnetaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke ju prirë betejave. Pa u trembur fare, dhe siç e kujtonin shokët me buzëqeshje në fytyrë, fliste për ditët e arta të Lirisë që sipas tij tanimë ishin të pakthyeshme.

Që nga marsi 1998 e deri në ditën e çlirimit ai ishte në ballë të luftës, si një vigan lirie që atdheun e kishte mbi të gjitha. Kjo beri që duke e pare punën, përkushtimin, vullnetin dhe guximin e tij, shumë djem e vajza të rreshtohen pas ti për ti dalë zot atdheut. Duke treguar aftësi të mëdha organizative në luftë, moral të lartë, guxim e trimëri të pashoq, ALI Strumcaku në gusht të vitit 1998 emërohet Komandant Skuadre në Kompaninë e Parë, Batalioni i dytë, Brigada 113 Mujë Krasniqi, detyre që e kreu me nder, përkushtim, devotshmëri e trimëri të plotë deri në ditën e çlirimit.

Ali Strumcaku mori pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara në Zonën Operative të Drenicës dhe aty ku gjendej nevoja, dhe në të gjitha betejat shquhej për trimëri dhe moral të lartë luftarak. Mos të harrojmë së Ali Strumcaku ishte edhe në ballë të betejës së Grykës së Llapushnikut, ne Terstenik e në çdo vend tjetër ku betejat ishin fitimtare fal tij dhe shokave të tij. Ai mori pjesë pothuajse në çdo betejë që u zhvillu në fshatrat e Drenicës dhe shokët e kujtojnë për trimëri të rrallë.

Njëri nga bashkëluftëtaret e tij tregon këtë pjesë kur Ali Stumcaku ishte munduar të qaj rrethimin për ti dalë në ndihme Adem Jasharit rrëfimi vazhdon kështu: Derisa UÇK-ja kishte filluar aksionet dhe po fillonte të mobilizohej, sepse në atë kohë akoma ishin njësi guerile .! Kështu që ai i dha vetes një përgjegjësi dhe u kyç në celulat e të para. Siç̧ tregonte kur me 5 mars te vitit 1998 forcat serbe po sulmonin komandantin Adem Jasharin u nis të i dal në ndihmë mirëpo ishte e pa mundur sepse Prekazi ishte në shtet rrethim, ai thoshte se takova komandantin Xhevahir Gecin në Llaushë nga ai kishte pranuar dy bomba dore sa për tu siguruar më mirë. Pas vrasjes se kryekomandantit, ushtria veçse po rritej dhe po konsolidohej UÇK ja e Ali Strumcaku caktohet komandant batalion nê Abri i motivuar për luftën kundër armikut ai po fillonte t‘iu jep kurajo ushtarëve duke e ditur se pa luftë liria nuk vjen. Përveçse ishte i angazhuar në fshatin ku po jetonte si gjithmonë̈ i përgatitur për luftë, vullneti i tij bene që të shkoj dhe të merr pjesë në një̈ aksion kundër forcave armike në gryken e Dollcit.

Ku e potenconte shpeshherë̈ atë̈ betejë nga breshëritë e armeve te ushtrisë sonë̈ kundrejt armiku nda euforia ngadhënjyese dilnin dhe lot gëzimi.! Ishte njê nder ushtaret e parë qe pati guximin dhe në masakrën e lagjes Deliu tê ofrohet se bashku me Afrim Hysenajn bërën atë çfarë̈ munden, dhe ndoshta ishte momenti me i vështirë në jetën e tij. Aliu nuk ju nda shokëve as edhe në gryken e Llapushnikut si gjithmonë̈ me vendosêshmëri i pa thyeshëm. Ishte i vendosur t‘ju dal në ndihmë popullatës civile duke i furnizuar me ushqim, vazhdoj i besnik i pa thyeshëm deri në përfundim të luftës.

Çdo detyrê qê i caktohej nga shtabi gjithmonë me trimëri dhe nder i zbatonte urdhrat. ALI Strumcaku, pavarësisht kontributit të madh për atdhe, pas luftës filloj të punoj për vete dhe familjen e tij, duke e konsideruar të përmbyllur misionin e tij për çlirim. Fjalëpakë por i vendosur, bamirës, respektues e guximtar ishin nder parimet e tij që i mbajti gjatë gjithë jetës së tij. Ai nuk pushoj asnjëherë duke vrapuar të vizitoj shokët e tij, familjet e dëshmorëve dhe të ngrisë zërin për të drejtat e tyre. Në një nga bisedat në një odë në Drenicë kishte thënë: Çlirimi i atdheut ishte detyre dhe përgjegjësi e secilit nga ne, dhe po të rikthehej koha edhe njëmijë herë të tjera, prapë do ta kapja pushkën për çlirim.

Ai nuk u zmbraps asnjëherë nga parimet e tij prej një luftëtari të vërtetë, dhe këtë e dëshmoj edhe kur sakrifikoj veten dhe të ardhmen e familjes dujke u rreshtuar përkrah së drejtës në ballë të çlirimit. Ndonëse vdekja erdhi papritmas, ai u largua nga kjo botë më një krenari të madhe duke u renditur në ballë të dëshmorëve të kombit. Ishte dhe mbetet një nder luftetaret mode të këtij vendi, dhe vdekja e parakohshme e tij tregonte se ai ishte misionar çlirimi në këtë botë dhe patjetër duhej të i bashkohej shokëve dëshmorë.

Tani, në përvjetorët e tij, bashkëluftëtaret, shokët, bashkëfshataret dhe të gjithë ata që e njohën me nderim të madh përkulen para varrit të tij. Ai mbetet një model i mirë për gjeneratat në vazhdim, ndërsa në piedestalin e kombit mbanë emrin hero-veteran i luftës së shenjet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ali Strumcaku ishte një personazh hero i librave që flasin për historitë e çlirimit, dhe brezat e ardhshme do mësojnë për lavdinë e tij në një periudhë kur i duhej Kosovës ta krijojë historinë, prandaj edhe mbeti në historinë moderne të shtetit tonë. Lavdi jetës dhe veprës së Ali Strumcakut! I përjetshëm kujtimi për të dhe shokët e tij!

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …