Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Alicia Kearns: Britania e Madhe nuk e mbështet krijimin e një Republike Serbe në Kosovë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik, Alisia Kerns, duke komentuar planin franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve mes dyja vendeve ka deklaruar se paqartësia e gjuhës në planin gjerman0-freng është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë kjo? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë ‘Republikën Serbe’ në Kosovë”, tha ajo Ne jemi të vetëdijshëm se kjo dërgon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo. Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, Serbia këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe e sheh si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut. Sipas zonjës Alicia Kerns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që Britania e Madhe, nuk e mbështet, ka saktësuar kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alisia Kerns.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …