Deputejta britanike dhe kryetarja Alicia Kearns, e ka ngritur në Parlamentin Britanik çështjen e futjes së armëve nga Serbia në Kosovë. Ajo e ka pyetur kryeministrin e vendit, Rishi Sunak se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që misioni paqeruajtës i NATO-s të merret edhe me armët ilegale që tha se po futen nga Serbia në Kosovë. Ajo foli për një “dështim ndërkombëtar” në parandalimin e situatës në Kosovë. Kearns tha se “kjo reflektohet më së miri nga reagimi i BE-së dhe SHBA-së dhe ndëshkimet e fundit të Kosovës përballë antagonizmit serb dhe retorikës secesioniste të Dodikut në Bosnjë e Hercegovinë”. Sunak nuk iu përgjigj konkretisht në këtë çështje, por shprehu shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë përgjegjësi në parandalimin e dhunës së mëtejshme. Ai tha se jemi të shqetësuar, për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, tha Rishi Sunak.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …