Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alisia Kerns, është në mesin e politikanëve që në një letër drejtuar Amerikës dhe BE-së dhe Britanisë së Madhe, ka bërë thirrje që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Zonja Kerns ka shkruar se është e rrallë që kaq shumë kryetarë të komiteteve të punëve të jashtme të mblidhen bashkë dhe i shprehin shqetësimet e tyre. “Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, që të sigurohemi se do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsëritim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë kryetarë të komiteteve të punëve të jashtme të mblidhen për t’i ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për shpërshkallëzimin”, ka thënë ajo. Alisia Kerns ka shtuar se ata duan një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …