Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mohimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Kearns theksoi se një qëndrim i tillë përbën vazhdimësi të krimeve të asaj periudhe të errët. Reagimi i saj erdhi pas një interviste të Vuçiqit për BBC-në, ku ai u pyet për të kaluarën e tij si anëtar i Partisë Radikale Serbe dhe mbështetës i konceptit të “Serbisë së Madhe” – një ideologji që çoi në luftë dhe krime të rënda në Ballkan. Gazetari i BBC-së e pyeti Vuçiqin: “Ju keni qenë anëtar i Partisë Radikale Serbe, ideologjikisht i përkushtuar në vizionin e Serbisë së Madhe, e cila solli humbje të mëdha jetësh dhe krime lufte. Sa keni ndryshuar sot si president i Serbisë?” “Nuk më vjen turp të them që kam ndryshuar, por nuk pajtohem me ju për atë se kush ishte fajtor dhe kush përgjegjës për ngjarjet e asaj kohe. Ne kemi pikëpamje të ndryshme. Mohimi është një armë që synon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që janë ngritur nga hiri i luftës. Ai përbën vazhdimësi të vetë krimeve, ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë” – shkroi, Alicia Kearns.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …