Deputetja angeleze, Alisia Kearns, në një intervistë për Demostat e pyetur në lidhje me situatën aktuale në Veri të Kosovës, ka thënë se situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetët në Evropë. Ajo ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë, pasi mendon se aktualisht kjo nuk është qasja e BE-së as e Amerikës. Situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetë përreth Evropës dhe përtej. Ekziston një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë Kosovën dhe Serbinë që t’i zgjidhin tensionet dhe të vazhdojnë drejt një bashkëjetese paqësore. Kearns ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Ajo tha se mund të gjendet një zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E kam diskutuar me kryeministrin Kurti. Mund të gjendet një zgjidhje dhe shpresoj që do të gjendet, por do të kërkojë nga të dy palët kompromis dhe mirëkuptim, retorikë të shtendosjes dhe angazhim të sinqertë në dialogun e kryesuar nga BE, saktësoi deputetja angleze, Alisia Kerns.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …