Aliu: Festa e Pavarësisë, nuk është e plotë pa etërit e lirisë dhe pavarësisë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu në llogarin e tij në facebook ka uruar gjithë qytetarët me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës por ka thënë se Festa e Pavarësisë, nuk është e plotë pa etërit e lirisë dhe pavarësisë, pasi krerët e lavdiplotes, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë me ne për të festuar.

Postimi i tij i plotë

Me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së e Akademi Solemne nderuam sakrificën sublime të dëshmorëve, heronjve e martirëve për lirinë e Kosovës.

Kosova u lind me gjak dëshmorësh e martirësh. Kosova shtatin rriti dhe e lau me gjakun e bijave e bijve të saj.

Liria e Kosovës ka një emër, ka një emblemë krenare, ka historinë lavdiplote – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kosovës i vuri kurorën e lavdisë e krenarisë, lirisë e pavarësisë, triumfit e fitores – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Festa e Pavarësisë, nuk është e plotë pa etërit e lirisë dhe pavarësisë. Krerët e lavdiplotes, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë me ne për të festuar. Festa e Pavarësisë, lirisë, nuk ngjan e tillë pa etërit e Pavarësisë, pa dalzotësit e atdheut. Kosova me zërin e çdo qytetari të saj, thërret zëshëm për lirinë e çlirimtarëve. Etërit e Pavarësisë e të lirisë, edhe sot, një çerekshekulli pas, po paguajnë çmimin e lirisë. Si liria edhe drejtësia për çlirimtarët do të triumfoj.

Mirënjohje e falënderim përjetë miqve ndërkombëtarë, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Evropës e anëtarët e Paktit të NATO-së që bashkë trasuam rrugën drejt lirisë.

Sa të jetë jeta, lavdi Dëshmorëve të Kombit e martirëve të lirisë, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Teknologjia më e re për qasjen në parkingun nëntokësor në qytetin e Ferizajt

Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” Sh.A po sjell një inovacion të ri për të gjithë qytetarët! …