Agim Aliu po synon për mandatin e dytë nga PDK në Ferizaj por pa bërë koalicione me paritë e tjera politike

Aliu: Komunat e Kosovës po kanë probleme për shkak të mungesës së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se komunat Kosovës po vazhdojnë të kenë probleme për shkak të mungesës së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Ai ka theksuar se kompanitë që tashmë janë kontraktuese për punë të ndryshme nga agjencitë të ndryshme buxhetore, janë me çmime të vjetra dhe kjo paraqet problem në vete në kuptimin e operimit të tyre. Ne si Asociacion i Komunave i kanë dërguar letër kryeministrit të vendit Albin Kurtit shkresë zyrtare lidhur me OSHP-në por edhe me kontratat. Gjatë intervistës për “Ekoniomia Online” ai ka theksuar më tutje se shumë projekte janë ndërprerë pasi që janë lidhur në periudhën kur çmimet kanë qenë më të ulëta, teksa me rritjen e çmimeve kjo ka bërë që këto kompani mos të mund të operojnë. “Ne po kërkojmë nga Qeveria që të ketë vendimmarrje në këtë çështje në mënyrë që mos të bëhet vonë sepse tashmë jemi në fund të muajit qershor dhe nëse nuk merret vendim për një kohë të shkurtër ne nuk mund të presim vendim në shtator sepse do të jetë tepër vonë” ka paralajmëruar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …