leoni

Aliu: Në Nëntorin e lavdisë e krenarisë kombëtare bëmë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së

Në Nëntorin e lavdisë e krenarisë kombëtare, 28 Nëntorin e ngritjes së flamurit arbëror në Krujë nga Heroi Kombëtar, kryetrimi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 28 Nëntorin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë, 28 Nëntorin e ditëlindjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, 28 Nëntorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëmë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në nderim të veprës heroike e sakrificës së Dëshmorëve të Kombit për lirinë.

Urime Festat e Nëntorit!

Urime 28 Nëntori!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë me organizim të veçantë shënoi festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me Komandant Çelikun, Fatmir Limaj, njëherit kryetar …