Alojz Peterle: Votat me kusht dhe ato të diasporës përcaktojnë fituesin e pesë komunave

Alojz Peterle: Votat me kusht dhe ato të diasporës përcaktojnë fituesin e pesë komunave

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle ne një konference për media tha se këto zgjedhje kishin një konkurrencë të fortë. Sipas tij, në komunën e Gjakovës dhe Mitrovicës ka pasur tensione të cilat i kanë vërejtur vëshguesit e BE-së. Për këtë ai tha se i takon KQZ-së që të shoh se cilat janë procedurat që duhet ndjekur. “Ne vërejtëm ngritje të tensioneve në disa komuna ku garuesit akuzuan njëri – tjetrin për presion. Atmosfera në Partesh dhe Kllokot ka qenë e polarizuar por pa pasur ndonjë incident të madh”, tha ai.

Peterle tha se disa aspekte të rëndësishme të procesit të votimit dhe numërimit duhet të adresohen në mënyrë që të adresohet më tej procesi në ditën e zgjedhjeve. “Dita e zgjedhje ishte e mirë dhe pa probleme. Vëzhguesit tanë kanë vëzhguar 292 vendvotime gjithandej Kosovës. Vëzhguesit panë një transparencë të mirë. Votimi u realizua në mënyrë efikase. Në objektet e vendvotimeve për personat me aftësi të kufizuara ishin të vështira, ku gjysma e tyre që ishin të parapara për këtë ishin funksionale”, shtoi ai.

“Procesi i rinumërimit u zhvillua në prani te përfaqësuesve të subjekteve politike dhe u vëzhgua nga vëzhguesit tonë. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi disa prej ankesave të cilat ishin bëre në mënyrë të rregullt, dhe çoi në rritje të numrit të ankesave. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme mbetet e madhe. 30 përqind prej gjithë fletëvotimeve është dashur të rinumërohen. 10 përqind e formularëve të analizuar paraqesin mospërputhje të votave. Edhe pse QNR kishte numëruar 718, PZAP ka marrë 505 ankesa pas publikimit të rezultateve. 5 gara janë në margjina të ngushta, ku numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës mund të përcaktojë rezultatet në këto komuna”, tha ai.

Pas zgjedhjeve të fundit, Peterle theksoi se ka ardhur koha për veprim. Ai theksoi se nuk do të ishte mirë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, pasi që tha se ka dëgjuar se Kosova mund të shkoj sërish në zgjedhje. “Disa nga problemet janë disa dobësi që janë vërejtur edhe në zgjedhjet e kaluara. Duhet të theksojmë qartazi, që vlerësimet tona do të kenë kuptim vetëm nëse rekomandimet tona mirren parasysh dhe implementohen. Shpresoj që së shpejti nuk do të ftohem të vëshdoj zgjedhjet në Kosovë. Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve ka ardhë koha për veprim”, tha Peterle.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …