Alon Ben-Meir

Alon Ben Meir, 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, e cilëson një pikë kthese historike që i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka folur me rastin e  25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar këtë ngjarje si një pikë kthese historike që i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës. Ben Meir theksoi se gjatë luftës së viteve 1998-1999, regjimi serb i Millosheviqit u angazhua në spastrim etnik, duke dëbuar mbi 1 milion shqiptarë dhe shkaktuar vdekjen e 13,000 civilëve. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s, pas një fushate 78-ditore bombardimesh, detyroi tërheqjen e forcave serbe. Edhe pse ka kaluar çerek shekulli, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë. Ai, kritikoi progresin e kufizuar të qeverive të njëpasnjëshme në zhvillimin e shtetit, duke përmendur sfidat në sektorë të ndryshëm si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe infrastruktura.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …