Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka zbutur qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet e reja në veri dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në muajin e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për të de-përshkallëzuar situatën në Veri të vendit sipas kërkesave të komuniteti ndërkombëtar po e dëmtojnë Kosovën në aspektin socio-ekonomik. Ai ka theksuar se masat shtrënguese të Unionit “po e dëmtojnë vendin në aspektin e mbështetjes financiare” të cilat i alokohen Kosovës në formë të granteve dhe kredive nga BE-ja. Masat po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë Kurti në një intervistë për Bloomberg. Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në BE. Ekziston një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Në lidhje me këtë deklaratë, Alon Ben Meir, theksoi se, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Amerikë, pavarësisht se çfarë i ofrojnë Serbisë në këtë moment ajo dhe BE-ja, ka shkruar tutje Ben Meir.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …