Alon Ben-Meir

Alon Ben Meir: Albin Kurti e vë krenarinë e vet personale, përpara interesit kombëtar

Ekspertit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, shprehu mendimin se  kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të duhej ta shtynte afatin për targat ashtu siç  i kishin kërkuar aleatët. Ben-Meir, në një përgjigje për “Zeri.info”, ka thënë se shtyrja mund të çojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ndërsa ka përmendur se një situatë e tillë, e cila ekziston tash e 14 vjet në veri në lidhje me targat, 10 muaj tjerë nuk do të kishin efekt negativ për Kosovën. Nëse shtyrja potencialisht mund të çojë në një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me Serbinë, pse të mos shtyhet? Kurti nuk duhet të ketë një mbyllje të tillë për sovranitetin e Kosovës. E vetmja gjë që pengon  z, Ben Meir është krenaria e Kurtit, të cilën ai e ka vënë përpara interesit kombëtar. Fatkeqësisht, ai e futi veten në këtë pozicion. Megjithatë, ai tani mund të demonstrojë ende lidership, duke punuar me BE-në dhe SHBA-në dhe të pajtohet me shtyrjen në emër të solidaritetit me partnerët e tij më të rëndësishëm, të cilët i nevojiten për të realizuar aspiratat e Kosovës për të qenë një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s”, tha Ben-Meir.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …